
Vendi ynë edhe këtë të mërkurë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime dhe kryesisht në zonën e veriut dhe qendër.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra do jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje - verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.



