Manastirliu: Këto janë vendimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Manastirliu: Këto janë vendimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj, shpalosi vendimet e marra nga qeveria, në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi. Manastirliu tha se tashmë duhet një pakt me qytetarët dhe mediat, që të ndiqen të gjitha rregullat nga institucionet.

VENDIMET

1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill

2- Vetëkarantinim i detyruar për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura

3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë

4- Moszbatimi i urdhrit është i dënueshëm në bazë të ligjit për parandalimin e sëmundjeve infektivve

5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim

6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.

7- 400 milion lekë të cilat vijnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy