Bashkimi Europian shprehet sërish kundër bojkotit. Zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç u apeloi sot se debati politik në Shqipëri duhet të zhvillohet brenda Parlamentit dhe jo jashtë tij. Ajo theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë një pjesë e rëndësishme e procesit të anëtarësimit të vendit tonë në BE.



