Turqia akuzon vendet e Bashkimit Evropian se po anojnë “verbërisht” në drejtim të anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Qipros, lidhur me tensionet në Mesdheun lindor. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke, i kërkoi Greqisë të kontribuojë në uljen e tensioneve duke mbështetur një iniciativë të NATO-s që synon të zvogëlojë rrezikun e një konflikti të armatosur në det.



