Zjarret në Spanjë dhe Marok prodhojnë emetime rekord të karbonit

Zjarret në Spanjë dhe Marok prodhojnë emetime rekord të karbonit

Zjarret në Spanjë dhe Marok kanë prodhuar më shumë emetime të karbonit në muajin qershor dhe korrik të këtij viti sesa në të njëjtën periudhë të çdo viti që nga viti 2003.

Është kjo deklarata e bërë nga Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës Copernicus, në Bashkimin Europian.

Zjarret në pyje kanë përfshirë pjesë të Europës Jugore dhe Afrikës Veriore, duke iu marrë jetën qindra njerëzve, duke detyruar mijëra të evakuohen nga shtëpitë për shkak të emëtimeve të gazrave serë.

Zjarret në Spanjë prodhuan 1.3 milion ton emetime karboni nga qershori deri më 17 korrik, sasia më e lartë për periudhën qershor-korrik në çdo vit që nga fillimi i të dhënave të Copernicus në vitin 2003.

Me më shumë se 30 zjarre ende të ndezura që nga e marta, Spanja tashmë ka thyer rekordin e saj të mëparshëm prej 1.1 milion ton emetime karboni në qershor-korrik 2012.

Emëtimet për Spanjë janë më të larta se ato që kanë qenë në 20 vitet e fundit.

Kështu tha për Reuters shkencëtari i lartë i Copernicus, Mark Parrington.

Maroku ka vendosur gjithashtu një rekord të ri prej 480.000 ton emetime karboni nga zjarret në periudhën qershor-korrik të këtij viti, më i larti gjatë çdo periudhe qershor-korrik në dy dekadat e fundit.

Copernicus numëron të gjithë karbonin e emetuar nga zjarret në të dhënat e tij, duke përfshirë gazrat serrë dioksidin e karbonit dhe metanin.

Ndryshimet klimatike po përkeqësojnë kushtet e nxehta dhe të thata që nxisin zjarret të përhapen më shpejt dhe të digjen më gjatë, që do të thotë se ato nxjerrin më shumë nga gazrat serë që ngrohin planetin dhe ndotësit e ajrit që shkaktojnë probleme kardiovaskulare por edhe të frymëmarrjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy