Artistet e make up dhe thonjve, tregojnë tendencat më të kërkuara për Halloween.
Arigla Bregasi, make up artist e cila i mban flokët të prera shkurt, tha për “Zgjohu në MCN” se Halloween është e vetmja ditë kur ndihet normale.
Unë vdes për ngjyrat kudo përveç veshjes, make up dhe flokë, se rrobat i kam gjithmonë të zeza.
Sot kam shumë plane të ndryshme që dua të bëj. Kam bërë çarje në lëkurë, është shumë e bukur, detaje që mund të duket si çarje reale.
Ka solucion specifik si mund ta bësh këtë gjë, që duket si çarje në lëkurë.
Ndërsa Awela një tjetër make up artiste, tregon se gjëja që i kanë kërkuar më shumë dhe është tërheqëse, është Jokeri.
Një gjë shumë e frikshme, por tërheqëse, është Jokeri. Te pjesa e syve dhe e vetullave, janë tonet bazike që përdoren për çdo lloj grimi, te buzët, lapsi i buzëve, pastaj një shkëlqyes.
Kam pasur shumë shikueshmëri dhe share, dhe të gjithë po kërkojnë Joker. Mund të zgjasë diku te një orë.
Boja e flokëve është akrilik, edhe pse nuk e kam vendosur direkt tek flokët. Bojë me akrilik, e padëmshme.
Nëse me një person një grim zgjat zakonisht 40 minuta, për këto festa shkon te një orë e gjysmë.
Artistja e thonjve, Fatjona Cena e njohur ndryshe si Pati tregon se zakonisht merret me pjesën e thonjve, edhe pse bën edhe qerpikë.
Kam bërë thonj me sy të përgjakur, me merimanga, rrjeta merimangash që janë detaje për çdo Halloween.
Tendenca e re këtë vit ka qenë me dizajnë 3D, që nga vitet e kaluara me gjëra të përgjakura, merimanga, kocka, çdo gjë që është e frikshme.



