Para takimit me Trump, Kim Jong-un premton “denuklearizim” (VIDEO)

Para takimit me Trump, Kim Jong-un premton “denuklearizim” (VIDEO)

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyng-ëha ka raportuar se Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka dhënë fjalën e tij për de-nuklearizimin, duke shtuar se është hera e parë që fjalët kanë ardhur drejtpërdrejt nga udhëheqësi i Koresë së Veriut.

"Ka shumë përgatitje për këto takime kështu që ne duhet të konsultohemi me partnerët tanë amerikanë dhe të sigurohemi që nëse ndodh kjo, atëherë do të ishte  një eveniment kuptimplotë me rezultat të mirë", u shpreh Kang Kyng-ëha

Ndalimi i programit të armëve bërthamore të Phenianit është një kusht kyç për çdo takim të ardhshëm me Presidentin e SHBA Donald Trump.

Lajmi vjen pasi Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut arriti në Pekin për bisedime treditore me homologun e tij suedez.

Suedia është shpallur si një vend i mundshëm për një takim midis Donald Trump-Kim Jon-Un. Ndërkaq Pheniani  nuk ka konfirmuar publikisht ndonjë plan.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy