
Një vatër zjarri është raportuar prej ditës së djeshme në fshatin Vernik në Bashkinë Devoll, në drejtim të kufirit me Greqinë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të MZSH-së, shërbimi pyjor si dhe vullnetarë, me rreth 48 forca në terren, të cilat kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe natës për vënien nën kontroll të flakëve.
Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur në drejtim të zonës kufitare, duke rritur rrezikun për përfshirje të territorit përreth.
Korrespondentja Elsa Xhindole tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se tashmë zjarri është nën kontroll.
Situata është nën kontroll. Nuk kemi erë, kemi dëme të konsiderueshme por nuk ka një informacion zyrtar. Zjarri nisi mesditën e djeshme.



