Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së premte, duke favorizuar mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit meteorologjik, pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herëpashershme, kryesisht të mesme.
Ndërsa pas orëve të mesditës, vranësirat do të largohen gradualisht, duke i lënë vend motit të kthjellët dhe intervaleve të gjata me diell.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë.
Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte përgjithësisht të favorshme për lundrim.



