Një 32-vjeçar u arrestua na Policia e Durrësit, pasi është shkaktar i një aksidenti në rrugë që la të plagosur katër persona, pjesëtarë të një familje.
Ismet Kola, i pa pajisur me leje drejtimi, udhëtonte me një makinë tip Opel, kur në rrugën Bisht Kamëz- Katër Rrugët e Fllakës, ka goditur nga mbrapa një karrocë që tërhiqej nga një kalë. Si pasojë e goditjes, mbetën të lënduar, 42-vjeçari që i jepte karrocës, A. Sh. banues në fshatin Erzen, Durrës, bashkëshortja e tij H.Sh. , 27 vjeçe, dhe fëmijët e tyre K.Sh. 6 vjeçe dhe K.Sh. 4 vjeç, të cilët kanë qenë në karrocë.
Policia informon se të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
32-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Durrësir për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt"



