Kriza e bujqësisë, Sharka: 20% e fermerëve nuk i kultivuan serat e tyre këtë vit (VIDEO)

Kriza e bujqësisë, Sharka: 20% e fermerëve nuk i kultivuan serat e tyre këtë vit (VIDEO)

Eduart Sharka, kryetari i Shoqatës së Fermerëve ka folur nëpërmjet një lidhje Skype në studion e lajmeve të MCN TV për krizën në të cilën ndodhet bujqësia dhe problemet që përballen fermerët çdo ditë.

Sharka tha se ata nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga qeveria për kërkesat e tyre, por ç’është me e keqja nuk kanë marrë as përgjigje. Ai tha gjithashtu se sipas të dhënave që ai dhe fermerët dispponojnë ka një rënie të eksporteve dhe jo rritje siç tha kryeministri sot.

Nuk kemi marrë përgjigje se zgjidhje do ishte shumë mirë. Nuk kemi marrë përgjigje për ato kërkesa që kemi artikuluar pas bisedimeve me fermerët. Kryeministri e ndau bujqësinë në pjesën e zhurmshme dhe ata që punojnë dhe rrit eksportet. Ajo shifër nuk na duket e besueshme. Nga të dhënat që kemi ne, kemi rënie të eksporteve këtë 3-mujor. Edhe nëse marrim të mirëqena këto shifra, ka kontradikta në shifra. Bujqësia nuk është mirë, qeveria nuk ka marrë masë për të amortizuar imopaktin e krizës së energjisë.

Sharka tha ndër të tjera që tregu i fruta-perimeve është kaotik dhe se nga subvencionimi i naftës përfitojnë vetëm 30% e fermerëve.

Më vjen keq që kryeministri është i painformuar. Nuk mund të qeveriset një vend me nje mungesë konsistence të tillë. Një zë i fortë në parlament është Braçe dhe tani kryeministri thotë ai ia fut kot. Kjo është e papranueshme. Tregu i fruta perimeve eshte kaotik, mungojnë rregullat dhe kooperimi. Eksportet prodhohen nga fermerët e vetmuar. Një eksportues duhet të ketë kontratë me fermerin që të bien dakord. Tregtari i Evropës merr në tel tregtarin shqiptar. Cmimet vcendosin aty për aty, ka mungesë transparence. Duhet të kemi transparenbcë. Kryeministri nuk mund të mohojhë qindra ton që i hedhin në kanale. Kryeministri të marrë masa për bujqësinë, është e mirpritur shtesa e fundit për naftën pa taksa, por i bëjë me dije po nafra prek vetëm 30 % të fermerëve.

Sharka tha se kanë 3 vite që fermerët ia kanë dërguar kërkesat kryeministrit, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Kemi kërkuar subvencionim për njësi të prodhimit. Ne kemi kërkuar garanci për inputet bnujqesore. Kemi kërkuar transferim të 6 % direkt të fermerët, Kërkuar shërbimin e ekstensionit të fermerit.  E vetmja masë subvencionimi për serar nuk kemi marrë përgjigje.

Kreu i shoqatës së fermerëve tha se 20% e fermerëve nuk i kultivuan serat e tyre këtë vit dhe se i lanë bosh. Po ashtu, edhe numri i krerëve është tkurrur shumë.

Numri i krerëve është përgjysmuar, është në rënie të lirë. 20% e fermerëve nuk i kultivuan serat këtë vit, po i lënë bosh. Fermerët i thonë direkt nga sera e tyre. Ata nuk gënjejnë dhe askush nuk i dëgjon, por zgjedhinm takimet e propagandës. Nuk mund të mbahesh tek treguesi i eksporteve dhe pse për ne kjo gjë nuk qëndron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy