Mediat serbe: Maja Kociançiç përgënjeshtron mediat në Kosovë për përkrahje eventuale të BE për krijimin e Gjykatës për krime serbe

Mediat serbe: Maja Kociançiç përgënjeshtron mediat në Kosovë për përkrahje eventuale të BE për krijimin e Gjykatës për krime serbe

Zëdhënësja për punë të jashtme dhe çështje të sigurisë në BE, Maja Kociançiç, ka reaguar sot lidhur me faktin se mediat në Prishtinë e kanë keqinterpretuar atë lidhur me një deklaratë të dhënë nga ajo në mediat kosovare, për përkrahjen ose jo të BE për krijimin e një Gjykate ndërkombëtare për krimet serbe.

 Mediat serbe, në analizën e tyre sot, e kanë parë këtë si një përkrahje të BE karshi shtetit serb, për të mos përkrahur krijimin e nje gjykate të tillë.

Telegrafi serb, tha sot se Koçijançiç, ka shprehur pozicionin e qartë që ka BE për të gjitha krimet e kryera gjatë konflikteve në ish Jugosllani në vitet 1990, por që, sipas saj, e mohon të ketë përkrahur inciciativën e re të kryeparlamentarit Veseli për krijimin e një gjykate te re për krimet serbe.  

 “Ne duam të shpjegojmë, Bashkimi Evropian nuk është i përfshirë në nismën e fundit të Kuvendit të Kosovës për të krijuar një gjykatë të re”, tha Kocijançiç.

Në sqarimin e saj, mediat serbe citojnë Maja Kociançiç të ketë thënë se "BE konsideron se kuadri ligjor ekzistues lejon hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë të dyshuarve për krime lufte në Serbi dhe Kosovë" dhe se "ajo që është e nevojshme është vëmendje dhe vendosmëri më e madhe e të dy vendeve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy