
Izraeli, goditen '3 celula terroriste' në LibanForcat ajrore izraelite identifikuan sot dhe goditën "tre celula të armatosura terroriste" pranë zonës kufitare me Libanin. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i ushtrisë.
Për më tepër, forcat ajrore goditën "disa objektiva terroriste të Hezbollahut, duke përfshirë infrastrukturën ushtarake dhe objektet e krijuara për të drejtuar aktivitetet terroriste".
Ndërkohë, sipas zëdhënësit, predha mortajash u hodhën nga Libani në një pozicion ushtarak izraelit në veri të Izraelit dhe artileria iu përgjigj zjarrit.



