Shkodër, 40-vjeçari merr armën dhe qëllon ndaj bashkëfshatarit

Shkodër, 40-vjeçari merr armën dhe qëllon ndaj bashkëfshatarit

Policia e Shkodrës ka ndërhyrë në kohë dhe parandaloi përshkallëzimin e një konflikti, ku një shtetas ka përdorur një armë gjahu.

"Më datë 07.03.2018, rreth orës 14:45, në fshatin Bushat të Vaut të Dejës, ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, ku më pas njëri nga personat e përfshirë, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej shtetasi tjetër", sqaron policia.  

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Zefjan Çuni, 40 vjeç, banues në fshatin Bushat.

U gjet e u sekuestrua arma e gjahut e përdorur nga ky shtetas.

I lartpërmenduri, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit që drejtohej nga  shtetasi Z. Ll. 40 vjeç, por pa shkaktuar pasoja.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy