Putin shpall armëpushimin treditor në Ukrainë

Putin shpall armëpushimin treditor në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë.

 

Drupal Ad

Kremlini ka thënë se armëpushimi do të zgjasë nga mëngjesi i 8 majit deri më 11 maj që përkon me  80-vjetorin e Ditës së Fitores.

Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull. Në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive.

Ukraina nuk është përgjigjur ende.

Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për bisedime paqeje pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë.

Kremlini njoftoi një armëpushim të ngjashëm 30-orësh gjatë Pashkëve, por palët akuzuan njëri-tjetrin për qindra shkelje.

Armëpushime janë tentuar më shumë se 20 herë në Ukrainë, të gjitha dështuan përfundimisht, dhe disa brenda pak minutash nga hyrja në fuqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy