Nazarko: PD të mbështet tek idetë e Dashamir Shehit. Rama nuk përmbyset me revolucione, ka ardhur koha e ideve (VIDEO)

Nazarko: PD të mbështet tek idetë e Dashamir Shehit. Rama nuk përmbyset me revolucione, ka ardhur koha e ideve (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko thotë se duket paradoksale që Edi Rama duke pasur shumicën dhe një veçori të tij që është orator, të mos marrë pjesë në parlament, por ia ka deleguar kompetencat Elisa Spiropalit lidhur me çështjen “McGonigal”.

Nga studio e MCN Live, Nazarko ngriti pyetje se pse e ka bërë diçka të tillë, duke shtuar se më shumë mund të jetë një llogaritje.

Më shumë se sa ide e Ramës mund të jetë një bashkëllogaritje e tij ndoshta me ambasadën ose vetë amerikanët, për arsye se në një pikëpamje racionale, qëllimi i Berishës është ta pozojë problemin në sytë e opinionit publik.

Një problem që merr vëmendje më të madhe nëse Kryeministri është aty. Dhe qëllimi i Berishës është tu thotë amerikanëve se me korrupsion dhe njerëz të tillë më bëtë dhe mua “non grata”.

E kuptoj mospërballjen e Ramës jo për shkak të frikës por për shkak të një gjykimi që në këtë rast besoj se është normal se përfaqëson shtetin shqiptar dhe nuk është shumë e këndshme të krijojë atmosfera.

Një analist serioz nuk ka të drejtë të nxjerrë konkluzione pa njohur gjithë elementët. Kur gjykoj këtë çështje më fanitet McGonigal duke marrë 80 mijë dollarë në një parking në New York.

Ndërkohë që mediat thonë se ka marrë 30 milionë dollarë. Por është një histori që do të karakterizojë gjithmonë vendet e tipit tonë.

Lidhur me vendimin e LZHK për të dalë e vetme në zgjedhjet e 14 majit, Nazarko tha se në këto 30 vjet në politikë figura e Dashamir Shehit dhe ajo e Sabri Godos dikur janë fiura emblematike të së djathtës nga pikëpamje koncepuale.

Në idetë e tij do ishte shumë mirë një udhëheqës i shkëlqyer i së djathtës, qoftë në pikëpamjet dhe idetë që ka mbajtur. Revolucioni është kushërirë e çastit.

Do të doja që e djathta dhe PD të mbështetej më shumë tek idetë e zotit Shehi që më kujton politikanin Godo.

E vlerësoj zotin Shehi më shumë se sa Berishën dhe shumë të tjerë. Pranoj një pjesë të diskutimit të zotit Shehi që në lidhje me mazhoritarin dhe kur ke parti të vogël të dalësh përballë, është trimëri.

Edhe në zgjedhjet e fundit kur humbi opozita kishte jashtëzakonisht shumë vota dhe tregoi se PD e sotme duke u shkëputur nga LSI arriti t’i organizojë formacionet e veta shumë më mirë.

Zoti Shehi duhet të hedhë idenë që gjithë këto rrumba të mblidhen në një pikë që të mbledhin votat e proporcionalit. Populli kërkon një udhëheqje racionale dhe të urtë.

Do vlerësoja në momentin që është opozita mendjet e urta që hedhin ide. Ka ikur koha e revolucioneve dhe e rrëmujave.

Se askush nuk ka nge për të thyer xhama apo për të vazhduar lojën e vjetër, kapni hajdutin.

Për Nazarkon ajo që i ndan të majtët dhe të djathtët është fusha e ideve që e kanë, pasi që të gjithë në Shqipëri vijnë nga e majta.

Sipas tij, thelbi është në fushën e ideve dhe se çdo njeri që do tentojë të rrëzojë Ramën pavarësisht të metave që ka regjimi i tij është shumë herë përpara mënyrës arkaike që ka drejtuar PD, pavarësisht se siç tha ai, në periudhën e parë mund t’i atribuohen shumë ide zotit Shehi, Godo apo Gambeta.

Në këtë drejtim nënvizoi se PD i shndërroi këto lëvizje në historira që përfunduan në copëtim të tokës dhe në një Shqipëri që edhe sot nuk merr veten.

Reformimi i së djathtës bazuar në ide shumë të qarta, është një imperativë por në planin praktik, ky mazhoritar ku dhe LZHK po rrezikon veten, duhet të shërbejë kjo kohë.

Meqenëse populli opozitar është po aty duhet rregulluar së pari sistemi dhe veçanërisht në pikën që lejon një propocional që ndoshta ndonjëherë të gjithë përrenjtë kur mblidhen në një grykë mund të arrijnë sukses më të madh se populli opozitar është aty dhe nuk ja jep votat PS.

Gjithë kjo kohë mund të shfrytëzohet për përqendrimin e ideve dhe për të shkuar përpara. Në momentin që jemi tani nuk mendoj se Rama do përmbyset me revolucione.

Ka ardhur më shumë se kurdoherë koha e ideve. Shqipëria pavarësisht se ka vuajtur ka nxjerrë me dhjetëra mijëra të rinj jashtë, që mund të afrohen me të djathtën për të sjellë bindjet e reja politike, që edhe nëse nuk janë fare të djathta mund të shërbejnë për situatën e vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy