Kriptomonedhat/ Zhelev: Shqipëria, treg i pashfrytëzuar mirë

Kriptomonedhat/ Zhelev: Shqipëria, treg i pashfrytëzuar mirë

Ivan Zhelev, marketues në fushën e kriptomonedhave tha në një intervistë për gazetarin Sebastian Zonja se Shqipëria është një treg i pashfrytëzuar mirë për momentin.

Sipas Zhalev, qëllimi përfundimtar për Shqipërinë duhet të jetë tërheqja e sa më shumë bizneseve Web3 për të çelur zyra këtu.

Si i sheh hapat që po hedh Shqipëria në këtë treg dhe industri? 

Mendoj se është treg i pashfrytëzuar mirë për momentin. Ndërkohë, ka shumë komunitete që po rriten në Ballkan. Unë jam me origjinë nga Bullgaria, jetoj në Mbretërinë e Bashkuar prej gjashtë vjetësh, ndërsa shoh se në Bullgari ka shumë komunitete të vogla që po shfaqen dhe zgjojnë më tej interesin. Është fat që kjo konferencë “Balkans Crypto” po zhvillohet në Shqipëri. Është edicioni i parë, megjithatë ka shumë njerëz që e kanë pritur. Tjetra do zhvillohet në Rumani. Më vonë gjatë këtij viti do ketë një konferencë të ngjashme në Kroaci. Pra, në gjithë rajonin ka filluar të ndihet interesi dhe ka rrjet të mirë programuesish, njohësish të fushës, zhvillues të Ëeb3-shit, ndërsa shumë kompani po punësojnë vendas duke rritur kapacitetet. 

A mendon se ka ndryshime mes brezave se si e kuptojnë këtë treg dhe industri? 

Po, ka. Besoj se ka. Gjenerata Z është shumë më e hapur ndaj kriptove dhe kësaj teknologjie. Shumë fitojnë, shumë digjen. Bëj pjesë në këtë industri prej rreth gjashtë vjetësh. Kam fituar dhe kam humbur shumë. Kriptot janë shumë më popullore te brezi i ri sepse mendoj se jemi pak më të hapur. Është si dot-com-i që ndodhi në vitet 2000. Shumica e njerëzve që investuan në të ishin relativisht më të rinj. 

Një nga arsyet pse nuk kemi parë interes të shtuar nga më të vjetrit mendoj se ka të bëjë me çështje teknike. Por parashikimi im është se brenda pesë apo shtatë viteve të ardhshme, do ketë ndryshime të mëdha. Përdoruesi mesatar edhe sot nuk nevojë të dijë shumë për teknologjinë. Të gjithë përdorin internetin, por askush nuk interesohet se si funksionon HTTP. Pra, do fillojmë të flasim për përfitimet me kalimin e kohës.

Shqipëria është në hapat e parë. A duhet të kemi frikë apo të ecim përpara? 

 

Besoj se vendet që janë të hapura ndaj inovacionit lulëzojnë. Shqipëria është një nga vendet që është vërtet e hapur ndaj inovacionit, disa ministra dhe zyrtarë do flasin nëpër panele dhe jam i bindur që do diskutojnë më pas me miqtë e tyre. Unë nuk e njoh shumë mirë Shqipërinë, por vendet që po e përvetësojnë këtë teknologji janë të shumtë. El Salvadori futi Bitcoinin si rezervë dhe kjo i solli dobi vendit në planin afatgjatë. Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të po ndryshojnë në mënyrë aktive rregulloret e tyre. Nëse Shqipëria është një nga vendet e para që e përvetëson këtë treg, do t'j’u jepte avantazh ndaj vendeve të tjera. Sa i përket punësimit nuk e di numrin e zhvilluesve të “Web3” brenda vendit, por shoh se ka shumë njerëz të interesuar. Qëllimi përfundimtar për Shqipërinë duhet të jetë tërheqja e sa më shumë bizneseve. Bizneseve Web3 në veçanti, për të çelur zyra këtu. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Njëra prej tyre është padyshim taksimi. Tjetra është zhvillimi i kurseve për zhvilluesit e “Web3”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy