Sheikh Imran Hossein nuk lejohet të hyjë në Shqipëri, ndalohet nga Antiterrori në aeroportin e  Rinasit

Sheikh Imran Hossein nuk lejohet të hyjë në Shqipëri, ndalohet nga Antiterrori në aeroportin e Rinasit

Teologu islam, Sheikh Imran Hossein, një nga qindra njerëzit më me ndikim në botën islame, nuk është lejuar të futet në Shqipëri. Mësohet se Hossein është ndaluar nga Antiterrori në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 dhe pas verifikimeve në orën 15.00, i është njoftuar ndalimi i hyrjes në territorin shqiptar.

 

Ai ishte ftuar nga imam Ervis Jangulli për të mbajtur një leksion me nxënësit dhe mbështetësit e tij. I pyetur nga ana jonë, Ervis Jangulli tha se policia dhe autoritetet në Rinas nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.

 

“Ishte ftuar nga unë. Në orën 14. 00 u ndalua nga Antiterrori në Rinas, por pa një arsye specifike. I thanë se emri juaj ndodhet në listën e personave të padëshiruar dhe duhet të kthehesh mbrapsht për në Beograd. Është hera e tretë që do të vinte. Ka qenë në vitin 2021 dhe në vitin 2023 për vizitë. Por tani nuk e kuptuam se çfarë ndodhi dhe as policia dhe as autoritetet përgjegjëse në aeroport nuk na dhanë përgjigje. Imran Hossein do të presë deri në orën 04:00 të mëngjesit, kur është fluturimi i radhës për në Beograd”, tha për MCN imam Elvis Jangulli.

 

Jangulli tha se teologu Imran Hossein do të qëndronte vetëm në hotel dhe nuk kishte ndonjë axhendë tjetër përveç takimit me nxënëse dhe mbështetës të tij. 

 

Gjatë ditës së sotme, imam Emran Hossein ka qenë në Beograd ku ka mbajtur një leksion me studentët e fakultetit të drejtësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy