Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga

Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Hajdaraga pësoi ishemi cerebrale më 23 mars të këtij viti, në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke u kthyer në Shqipëri nga Struga, ku ndodhej për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.

Dy muaj më pas, ndërsa ai trajtohej në spital, më 23 maj, qeveria i akordoi 1.9 mln lekë për trajtim mjekësor.

Luan Hajdaraga ka mbajtur detyrën e ministrit të Mbrojtjes në vitet 1998-2000. Ai ka qenë deputet dhe nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy