“Bëhu e imja, që të fitosh gjyqin”, skandali i kreut të Gjykatës së Gjirokastrës

“Bëhu e imja, që të fitosh gjyqin”, skandali i kreut të Gjykatës së Gjirokastrës

Një regjistrim i publikuar mbrëmë ka rikthyer edhe njëherë debatin lidhur me mënyrën se si merren vendimet në disa gjykata të vendit. Guximtar Boçi, kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës, shfaqej në video teksa i kërkonte seks një gruaje në këmbim të një vendimi gjyqësor në favor të saj. Regjistrimi është publikuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Stop”.

Nga bisedat e regjistruara, kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë i thotë qytetares se çështjen e kishte të fituar, pasi “jo se të bëj unë nder, por se të takon”.

Gjatë bisedës, gruaja i thotë se gjatë takimit në kafe, gjyqtari i kishte kërkuar që “dua të bëhesh e imja”.

Sipas bisedës së regjistruar, gruaja i thotë se gjatë takimit në zyrë, gjyqtari i ishte hedhur për ta puthur.

“Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë’, thotë qytetarja, ndërsa gjyqtari përgjigjet se “ajo iku”.

Gruaja është e divorcuar dhe ishte në një proces për të drejtën e pronës me familjarët e ish-burrit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy