Nga 2013 deri në 2022, u konfirmuan 37 mijë raste të tumoreve profesionale në BE

Nga 2013 deri në 2022, u konfirmuan 37 mijë raste të tumoreve profesionale në BE

Midis viteve 2013 dhe 2022, në bashkimin Europian u konfirmuan 37.022 raste të tumoreve profesional.

Shifrën e ka bërë të ditur Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian.

Këto janë tumore të shkaktuara nga ekspozimi ndaj faktorëve kancerogjenë në vendin e punës, përgjithësisht për shkak të ekspozimit afatgjatë. Shumë nga këto raste shfaqen disa vite pas ekspozimit fillestar, madje edhe pas 40 vitesh.

Shifrat për vitin 2020 ishin 3094 raste në vit, në 2021 ishin 3258 dhe në 2022, 3309, më të ulëta se mesatarja vjetore për periudhën 2013-2019 (3909 raste në vit), ndoshta për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19 në sistemet shëndetësore.

Një vështrim më i afërt i të dhënave nga viti 2013 deri në vitin 2022 zbulon se llojet më të zakonshme të kancereve profesionale ishin kanceri i mushkërive me 15.272 raste dhe mesothelioma me 14,914 raste (një lloj kanceri i lidhur me ekspozimin ndaj asbestit, i cili zhvillohet në shtresën e hollë të indit që rreshton shumë nga organet e brendshme të njohura si mesothelium).

Këto dy lloje kanceri të kombinuara përbënin 81.5% të të gjitha rasteve të reja të kancerit profesional të raportuara gjatë kësaj periudhe. Ata u pasuan nga 2559 raste të kancerit të fshikëzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy