Sharka: Politika armiqësore ndaj bujqësisë, favorizohen oligarkët e importeve

Sharka: Politika armiqësore ndaj bujqësisë, favorizohen oligarkët e importeve

Eksperti i bujqësisë, Eduard Sharka thotë se të gjitha politikat që burojnë nga qeveria dhe ministria e Bujqësisë çojnë drejt shkatërrimit të bujqësisë dhe ky është viti më i keq, me produkte që shkojnë dëm dhe shitje nën kosto.

Në emisionin “MCN Economy”, Sharka deklaroi se qeveria i ka shpallur luftë bujqësisë dhe se të gjitha shenjat janë që bëjnë veprime të qëllimshme, nuk ka asnjë ekspert të qeverisë që të kundërshtojë kërkesat e fermerëve.

Tek ne eksporti i çdo perimeje dhe fruti është për paaftësi të qeverisë se fermerët tanë janë të zotët të prodhojnë në çdo stinë, përtej nevojave të vendit tonë.

Ne mund të eksportojmë një pjesë të frutave dhe perimeve, por politikat e gabuara kanë çuar në rritjen e importit.

Partia Demokratike ka denoncuar që qeveria mbështet disa oligarkë importues, mbron interesat e tyre dhe si pasojë bie ndesh me interesat e fermerëve.

Janë politika armiqësore ndaj bujqësisë. Duke dështuar prodhimin vendas rriten importet, importet i bëjnë oligarkët dhe hapet front pune për ata dhe rritje fitimi për ta.

Një qeveri dembele që nuk mendon për prodhimin vendas, e ka shumë më të lehtë të vjelë 20% TVSH në dogana.

Është e vërtetuar në mënyrë përfundimtare, dhe e thonë dhe tregtarët kur hap derën e trajlit me domatet e Shqipërisë e ndjen aromën, ndërsa kur hap derën e trajlit me domatet e Turqisë, nuk e ndjen aromën.

Favorizohen oligarkët e importeve, importojnë miliona euro produkte bujqësore dhe aty kanë një marzh fitimi dhe produktet vendase dalin jashtë loje.

Sipas tij, me këtë trend fermerët shqiptarë do të dorëzohen, pasi terreni, kushtet, ligji dhe politikat e qeverisë nuk i lejojnë që të kenë rezultat, do të braktisin tokën dhe të largohen.

Në vijim Sharka shtoi se deputeti Erion Braçe ka bërë presion për të neutralizuar protestat e fermerëve dhe se denoncimet dhe qarjen e halleve për fermerët e bën vetëm për të marrë disa vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy