Pallati Buckingham zbulon si do të vishen Charles dhe Camilla për kurorëzimin

Pallati Buckingham zbulon si do të vishen Charles dhe Camilla për kurorëzimin

Pallati Buckingham ka zbuluar veshjet që Mbreti Charles dhe Camilla do të veshin në ditën e kurorëzimit më 6 maj. 

Pushtetarët kanë zgjedhur të ndjekin traditën, kësisoj do t'i shohim me dy veshje.

Veshja e parë (“Robe of State”), për të mbërritur në Westminster Abbey, dhe  veshja e dytë “Robe of Estate”, me qëndisje të personalizuara, për t'u kthyer në pallat.

Rroba shtetërore e Charles III është prej kadifeje të kuqe dhe është veshur nga gjyshi i tij, Mbreti Xhorxh VI, për kurorëzimin e tij në 1937. Ajo është ruajtur nga Shkolla Mbretërore e Punimeve me gjilpërë.

Camilla do të veshë veshjen që është bërë fillimisht për Elizabeth II.

Për kthimin e tij në Buckingham Palace, Charles III do të  bazohet sërish në të kaluarën e familjes mbretërore. Ai do të veshë mantelin e mëndafshtë të purpurt të qëndisur në ar që i përkiste Gjergjit VI. 

Veshja e Camillas është projektuar dhe qëndisur me dorë nga Shkolla Mbretërore e Punimeve të Gjilpërave dhe është bërë nga rrobaqepësia Ede & Ravenscroft, më e vjetra në Londër, e themeluar në 1689.

Dizajni është frymëzuar nga natyra dhe mjedisi dhe mban emblemat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe një homazh për Mbretin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy