Materialet erotike dhe denigruese në grupin “Albkings”, Prokuroria e Prishtinës: 7 të arrestuar

Materialet erotike dhe denigruese në grupin “Albkings”, Prokuroria e Prishtinës: 7 të arrestuar

Prokuroria Themelore e Prishtinës, bën me dije se janë arrestuar 7 persona në lidhje me shpërndarjen e materialeve erotike dhe denigruese në internet, si dhe është mbyllur në Telegram grupi “AlbKings”. Kujtojmë që grupi është mbyllur edhe dy herë të tjera, por është rihapur sërish.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka arritur me sukses të gjurmojë, zbuloj dhe t’i arrestojë të gjithë kryesit e veprës së vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve. Kemi arritur që këtë rast, sa i përket identifikimit të personave t’i arrestojë brenda afatit më të shkurtë kohorë, ku cak kanë qenë qytetarët e Kosovës, duke ua cenuar rëndë integritetin e tyre. Marrë parasysh se në këtë fazë jemi ende duke hetuar. Ka gjasa reale që në është rast të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që kanë lidhje me këtë rast. 7 persona i kemi në ndalim dhe i kemi në fazën e zgjerimit të hetimeve”, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullaj Gashi, për mediat. 

"Me 14 prill është lëshuar aktvendim për ndalimin e njërit prej administratorëve të AlbKings. I njëjti dyshohet për veprën penale vjedhja e identiteteve dhe kredencialeve. Me 23 prill, është ndaluar edhe personi i dytë i përfshirë në këtë rast, duke enë njëra nga administratoret e këtij grupi ka kryer të njëjtën vepër si personi i parë. Me 23 maj, pas hetimeve të vazhdueshme, prokuroria ka arritur të lëshojë aktvendim për peronin e tretë, saktësisht administratorit kryesorë dhe themeluesit të grupit. Ndaj të njëjtit prokuroria ka parashtruar kërkesë për paraburgim dhe kjo është miratuar nga Gjykata”, vijon deklarata e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy