Paketat që përmbanin bomba u dërguan në shtëpitë e Barak Obamës dhe Hillary Clinton , tha Shërbimi Sekret të mërkurën.
Zbulimet u bënë pasi një pajisje shpërthyese u gjet një ditë më parë në shtëpinë miliarderit dhe finlantropit George Soros në Nju Jorkut. Gjithashtu edhe rrjeti kabllor CNN evakuoi zyrën e saj në Nju Jork të mërkurën pasi një paketë të dyshimtë.
Ndërkohë policia dhe autoritetet e emergjencës arritën në Qendrën Time Warner në Manhattan, ku CNN transmeton nga kjo ndërtesë, tha se një paketë e dyshimtë u zbulua. Ndërkohë një alarm për zjarr u dëgjua në orën 10.09.
Shërbimi Sekret, i cili vazhdon të mbrojë familjet e Obamës dhe Clinton, tha në një deklaratë se një paketë drejtuar ish sekretares së shtetit Clinton, u gjet vonë të martën.
FBI tha në një mesazh në Twitter se paketa u zbulua "në afërsi të rezidencës Clinton në Chappaqua", rreth 25 milje në veri të Nju Jork City.
Një paketë e dytë "e drejtuar në rezidencën" e ish presidentit Obama në Uashington u gjet herët në mëngjes, sipas Shërbimit Sekret.
"Paketat u identifikuan menjëherë gjatë procedurave rutinë të shqyrtimit të postës si mjete eksplozive u trajtuan si të tilla," tha agjencia. "Të dy paketat u kapën përpara se të dërgoheshin në vendin e tyre të synuar".
Soros, Clinton dhe Obama janë tre nga figurat më të shquara në politikën demokratike dhe për vite kanë qenë subjekt i sulmeve dhe teorive të konspiracioneve nga Donald Trump dhe aleatët në partinë republikane dhe mediat e djathta, shkruan Guardian.
Matt Gaetz, një kongresmen republikan nga Florida, javën e kaluar në mënyrë të gabuar sugjeroi që Soros, një financier miliarderi dhe filantropist, po financon "karvanin" e emigrantëve nga amerika qendrore që aktualisht po udhëtonin nëpër Meksikë drejt SHBA.
Sekretari i shtypit i Trump, Sarah Sanders, tha të mërkurën se Shtëpia e Bardhë dënoi pakot për sulme. "Këto akte terrorizuese janë të neveritshme dhe kushdo përgjegjës do të mbajë përgjegjësi në masën më të plotë të ligjit", tha Sanders.
Një zyrtar qeveritar i tha Associated Press se hetuesit besonin se pajisja shpërthyese të gjetura drejtuar Clintonit ishte e lidhur me atë që u gjetën të hënën në shtëpinë e Soros.
Kjo pajisje, sipas zyrtarëve amerikanë, përbëhej nga një gjatësi prej gjashtë inç i tubave të ngarkuar me pluhur të zezë shpërthyese. Ajo u shpërngul në mënyrë të sigurtë nga hetuesit pasi u gjet nga një anëtar i stafit vendas.
Shërbimi Sekret tha të mërkurën se kishte hapur "një hetim penal gjithëpërfshirës" me zbatimin e ligjit federal dhe lokal për të gjetur dërguesin ose dërguesit e paketave.
Një zëdhënëse e Shërbimit Sekret i tha CNN-së se nuk kishte asnjë paketë të dyshimtë të drejtuar në Shtëpinë e Bardhë dhe që ishte kapur. Agjencia tha se janë kapur vetëm dy paketa, ato të adresuara për Clinton dhe Obama.
Incidentet e fundit vijnë pasi zarfa që përmbanin substanca të dyshimta u dërguan në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin këtë muaj.
Një njeri u arrestua në Utah për dërgimin e zarfeve te Presidenti Trump, Sekretari i Mbrojtjes James Mattis dhe Shefi i Operacioneve Detare, Admirali John Richardson.
Substanca e dërguar në Pentagon fillimisht ishte e dyshuar se ishte helmim, por doli të ishte fara e pluhurit.



