Forcat e sigurisë në qendër të Myanmarit hapën sërish zjarr kundër protestuesve anti-grusht shteti ditën e sotme, ndërkohë që një grup i të drejtave të njeriut thotë se rreth 550 civilë janë vrarë që nga pushtimi ushtarak i 1 shkurtit.
Sipas shoqatës së Asistencës për të Burgosurit Politikë ndër viktimat janë edhe 46 fëmijë dhe 2,751 të arrestuar dhe të dënuar.
Dita e sotme shënon një javë nga dita më vdekjeprurëse e protestave anti-qeveritare, por pavarësisht kundërshtimeve dhe shtypjes protestuesit çdo ditë mblidhen në qytete të mëdha në të gjithë vendin duke organizuar tubime që ata i quajnë "tubime guerile".
Ditën e sotme fotot e postuara në mediat sociale treguan qindra njerëz që marshonin kundër qeverisë ushtarake në qytetin jugor të Dawei në rajonin Tanintharyi.



