Irani është një nga vendet që u godit më shumë nga koronavirusi.
E megjithatë, rastet e atyre që konsiderohen mrekulli nuk mungojnë. Saltanat Akbari është 107 vjeçe dhe ia ka ka hedhur Covid-19.
Saltanat, njoftoi sot agjencia Farsnews, ishte shtruar në spital në Khansari në Arak, në provincën qendrore, ku ajo kaloi disa ditë në izolim, përpara se të largohej e shëruar.
Tani ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, tha i njëjti burim.
Në Iran, nga 135 701 njerëz që janë infektuar me koronavirus janë shëruar 105 801.



