I dënuar me 21 vjet burg në Itali/ Arrestohet në Tiranë trafikanti i drogës 

I dënuar me 21 vjet burg në Itali/ Arrestohet në Tiranë trafikanti i drogës 

Një 52-vjeçar, i identifikuar si Artur Sallaku, pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, është prangosur nga policia në Tiranë me qëllim ekstradimin në Itali. Ai është dënuar me 21 vjet burgim në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

NJFOTIMI 

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit,  në kuadër të projektit të quajtur “Të kërkuarit”, që synon kërkimin dhe kapjen e të  shtetasve me rrezikshmëri, lokalizoi dhe arrestoi në Tiranë, pjesëtarin e një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim.

Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, me homologët italianë, policinë e  Casertës, Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë,  për kapjen e një shtetasi shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 30”,  u kap në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Artur Sallaku, 52 vjeç, i lindur në Tiranë.

Giykata e Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2004, e ka dënuar këtë shtetas, me 21 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy