A do ta dekretojë Meta një qeveri “Rama 3”? Nano: Nuk ka rrugë tjetër (VIDEO)

A do ta dekretojë Meta një qeveri “Rama 3”? Nano: Nuk ka rrugë tjetër (VIDEO)

Nëse maxhoranca aktuale mbetet maxhorancë edhe pas 25 prillit, shumë kanë ngritur pyetjen sa i gatshëm do të jetë presidenti Meta të dekretojë një qeveri të tretë të Edi Ramës. Në studion e lajmeve në MCN TV, analisti dhe gazetari Mustafa Nano tha se në të tilla rrethana, kreu i shtetit nuk mund të vendosë vullnet arbitrar.

Ai nuk ka hapësirë për të lëvizur, për të vendosur vullnet arbitrar. Nëse njëra parti del me numër më të madh votash se koalicioni opozitar, atëherë i lind e drejta të nisë punën për koalicion”, tha Nano.

Megjithatë, sipas tij, Meta ka qenë më aktiv se kreu i opozitës gjatë javëve të fundit.

Një nga protagonistët e jetës politike ka qenë presidenti. Ndërkohë kryetari i opozitës vazhdon një fushatë të qetë”, tha ai.

Lidhur me parashikimin e presidentit për 90 mandate nga opozita, Nano tha se pavarësisht mosbesimit që është krijuar në Shqipëri për sondazhet, ato kanë parashikuar rezultate që vitet e fundi tkanë rezulatuar të sakta dhe të fundit nuk shkojnë paralel me pritshmëritë e Metës.

Lidhur me mandatet e opozitës, ne kemi sondazhe dhe në Shqipëri ka mosbesim ndaj tyre. Shifra 90 është shifër e lëshuar nga presidenti. Nuk e di nga e ka zgjedhur”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy