Krasniqi: Pretendohet krijimi i një subjekti të ri, jo si ai i “Ballkanit të Hapur” përmes së cilës Serbia të mund të shkëputet nga ndikimet ruse

Krasniqi: Pretendohet krijimi i një subjekti të ri, jo si ai i “Ballkanit të Hapur” përmes së cilës Serbia të mund të shkëputet nga ndikimet ruse

Çështja e nismës së Ballkanit të Hapur dhe vendosmëria ose jo e Kosovës për t'u bërë pjesë e saj, mbetet ende në fokus të interesave politike në rajon.

Për analistin nga Kosova dhe sekretarin e Insitutitit Shqiptar për Gjeopolitikë, Agim Krasniqi, i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV, kjo nismë në formën në të cilën pretendohet për Kosovën, shtë e pamundur.

Por sipas Krasniqit, meqë Serbia po luan më dy karta lindje-perëndim, po përgatitet, krijimi i një subjekti të ri, përmes së cilës Serbia ti ofrohet më shumë Evropës, për ta shmangur nga ndikimet ruse.

“Serbia po luan me kartën lindje-perëndim, dhe se akoma nuk e ka një qartësi se kah do të orjentohet, dmth ka një vështirësi që të behët pjesë e Perëndimit, kur them e përëndimit them e strukturave të NATO-s, dhe pikërisht këtu ëhstë problemi apo thembra e Akilit, që Ballkani Perëndimor po mbetet si pikë pezull e konsolidimit të rajonit, dhe se gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht mendoj se Ballkani i Hpaur në formën në cilën po pretendohet nuk ka gjasa të ndodhë, mirëpo nuk e përjashtoj mundësinë që të krijohet një subjekt i ri, këta po e cuajnë një “Jugosllavi e re”, mirëpo jo në atë formë, mirëpo që të krijohet një treg ballkanik, ku Serbia do të joshet për shkak të disa përfitimeve që do ti ketë, sidomos në lëvizjen e lirë të mallrave dhe penetrimit të mallrave prodhuese serbe sidomos në këtë pjesë ku jemi ne shqipatrë, dhe mund të jetë një karrem ku Serbia ti ofrohet Evropës përmes këtij mekanizmi, në mënyrë që njeherë e mirë të shkëputet prej pretendimeve ruse, sepse dihet mirëfilli që serbet po luajnë fuqishëm me ketëo dy karta, duke përfhsirë edhe Kinën.

Sipas sekretarit të Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, shpesh herë stabiliteti i rajonit, veçmas i Maqedonisë së Veriut, Kosovës e Malit të Zi është i kërcënuar nga zhvillimet e fundit.

“Kjo pjesë e Ballkanit ka qenë vazhdimisht nje kërcënim i vetëm për rajonin por edhe më gjerë, sepse këtu shumë herë janë thyer interesat e fuqive të mëdha.  

Gjithahstu ka një përpjekje për ta penguar konsolidimin e përpjekjeve e funksionimit të pushteteve meritokratike, pushteteve të pakorruptuara, te cilat nuk abuzojnë më pushtetin dhe se normalisht këto janë të pritshmë që mund të ndodhin gjëra të tilla, mirëpo sipas asaj që po shihet në disa peridha që kemi kaluar po shihet një angazhim i SHBA për ta penduar një gjë të tillë, ta pengoj detsbilizmin sidomos të botës shqiptare, dhe duke ditur se jemi në një aleancë të fuqishme më perëndimin, konkretisht me SHBA dhe nuk mund të ketë një lëvizje që mund ta destabilizonte .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy