Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 80 dhe 84 vjeç.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 69-vjeçari Thomas Mastoras, bashkëfshatar i viktimave.
Bëhet me dije se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.
Autori është identifikuar përmes gjurmëve të gishtave. 69-vjeçari është përfshirë në vepra të ndryshme penale si vjedhje, konflikte fizike, si dhe shpesh herë është kapur me mjete të ftohta dhe lëndë shpërthyese.
Njoftimi: Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë,. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëprashme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim.



