Një majmun në ankth është kapur në një imazh mahnitës teksa shtrëngon foshnjen e saj që kishte humbur ndjenjat pasi u rrëzua.
Nëna, që po qan, mban në krahë trupin e zbehur të foshnjës së saj i cili për fat të mirë arriti të përmendej vetëm 2 minuta më vonë.
Fotografia është bërë nga Avinash Lodhi në Jabalphur, Indi i cili tha se kjo ishte fotografia më e bukur që kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij.
“Kjo është një fotografi që unë e dua shumë sepse gjatë gjithë karrierës time nuk kam parë kurrë ndonjë gjë të tillë,”-ka thënë 31-vjeçari. “Ishte aq e shpejtë sa unë nuk e dija se çfarë kishte ndodhur kur e mora fotografinë.”



