Komisioni parlamentar për verifikimin e kandidatëve në institucionet e vetingut është mbledhur sërish sot. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa njëra prej kandidateve ishte edhe ish-kryeprokurorja Ina Rama.
Flamur Noka: Jeni propozuar ndonjeher nga ndonje parti politike? (I drejtohet Vasilika Hysit). Mos u bej me shume militante se sa duhet.
Ina Rama: Jo, nuk kam konflit.
Noka: Keni lidhje me ndonje forcë politike? Mendoni se gëzoni besueshmerinë e publikut?
Ina Rama: Kam punuar me perkushtim dhe besoj se e gezoj besimin e publikut.
Mendoni se akuzat ndaj jush ju bejn qe ta humbni besimin?
Rama: Jo nuk besoj. Un nuk ndihem e politizuar dhe kam vepruar ne baze te ligjit.
Jeni ne dijeni se jeni skualifikuar?
Lista si kandidate e Strasburgut u kthye mbrapsht per moszbatim te procedurave nga shteti per perzgjedhjen e kandidateve. Jam shkarkuar per shkaqe procedurale.
Luan Rama: A jeni ne konflikt interesi sepse mund te gjykoni njerez qe i keni ngritur ne detyrë?
Ina Rama: Jo nuk e shikoj ne nje konflikt.
Noka: Keni qene prokurore e pergjithshme dhe gjate kesaj periudhe keni pasur disa çeshtje te bujshme. Jeni akuzuar per aktrime politike, a mendoni se keto jane argumenta te mjaftueshme?
Ina: Jo nuk mendoj keshtu dhe nuk ndihem keshtu. Ka pase akuza per qendrime politike. S’e kam ndier veten time e konfliktuar politikisht.
Luan Rama: A ndiheni e kontaminuar qe kur jeni zgjedhur keni pasur voten pro edhe te Nokes.
Ina: Kam 5 vjet qe e kam lene detyren dhe te gjitha akuzat jane per nje mbrojtje te mazhorances aktuale. Po te kisha dashur te kisha qasje politike, nuk do kisha bere nje seri gjyqesh.



