I bëri namin duke vjedhur, pronarët e pastiçerisë i printojnë fytyrën në ëmbëlsira, arrestohet në kohë rekord

I bëri namin duke vjedhur, pronarët e pastiçerisë i printojnë fytyrën në ëmbëlsira, arrestohet në kohë rekord

Një pastiçeri kishte një mendim epik për të rënë në gjurmët e hajdutit që vodhi pajisjet dhe paratë e biznesit.

Pronarët e “Canfora Bakery”, në Milqaukee, Wisconsin, vendosën të marrin vetë në duart e tyre ligjin dhe të gjejnë autorin e vjedhjes së dyqanit të biskotave.

Biznesi u vodh më 19 Prill nga një person i cili hyri në mes të natës dhe vodhi para plus disa pajisje.

Pronarët Karen dhe Eric Krieg hapën kamerat e sigurisë dhe në të vunë re se hajdutit i dallohej fytyra dhe kështu atyre u erdhi një mendim për të rënë në gjurmët e tij. Ata vendosën që të printonin fytyrën e tij në biskota sheqeri dhe tua ofronin atë qytetarëve, në mënyrë që dikush nga komuniteti ta njihte.

Duke postuar krijimin e tyre në “Facebook”, “Canfora Bakery” shkruante: Ne bëmë biskota të shijshme sheqeri me fytyrën e tij. Ftojmë të gjithë komunitetin e “Bay View” të marrë një ëmbëlsirë dhe në rast se e njihni ju lutem telefononi policinë.

Kjo ide epike e çiftit filloi të funksiononte dhe më vonë ata njoftuan në “Facebook” se personi u identifikua dhe u arrestua nga departamenti i policisë në Milwaukee.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy