Shqipëria është përballur ditët e fundit me kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë përmbytje masive nga veriu në jug dhe evakuim të banorëve.
Një nga zonat më të prekura ka qenë Durrësi.
Shyqyri Myrtollari nga PD e Durrësit, në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, deklaroi se përmbytjet në qytet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit të bashkisë dhe qeverisë.
Sipas tij, kanalet kulluese nuk janë pastruar në kohë për të përballuar reshjet e dimrit.
Nuk mund të justifikosh atë që ndodhi në Durrës me një deklaratë skandaloze të kryeministrit Rama i cili thotë se përmbytjet kanë ndodhur si pasoje e hedhjes së mbeturinave në teren.
Sigurisht që kjo nuk është një mire që mbeturinat hidhen në rrugë por qeveria dhe bashkia duhet të mbajnë përgjegjësi për keqmenaxhimin e kanalëve, pasi shumë lagje të Durrësit nuk kanë pasur kosha për mbeturina dhe kanalet nuk janë gati për reshjet e dendura, siç ndodhte më herët, që çdo 1 tetor.
Myrtollari kërkoi përgjegjësi nga kryebashkiakja Sako dhe kryeministri Rama, duke theksuar se përmbytjet në Durrës nuk ishin pasojë vetëm e reshjeve, por e një keqmenaxhimi të gjatë dhe korrupsionit në qarkun e Durrësit.
Reshjet kryesore përfunduan më 6 janar, dhe se pas disa ditësh uji në rrugë nuk lëvizte, duke rritur gradualisht nivelin e lumit deri sa hyri në banesa.
Sipas të dhënave meterologjike, Durresi ka pasur densitetin më të ulët të reshjeve.
Durrësi është mbytur për shkak te keqmenaxhimit dhe korrupsionit të madh që ka pushtuar këtë qark.
Të gjithë kane parë, që reshjet kanë përfunduar më 6 janar, dhe kanë qenë me pas reshje sporadike dhe prej 4 -5 ditësh uji nuk lëvizte dhe nuk dihej se nga vinte, niveli ujit rritej dhe derisa hyri neper shtëpi.
Edhe sot qe flasim disa familje në Durrës ende kanë ujë brenda shtëpive.



