Nano: Ambasadorët duhet të jenë më pak protagonistë në jetën publike

Nano: Ambasadorët duhet të jenë më pak protagonistë në jetën publike

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano sheh dallime mes dy ambasadorëve të fundit amerikanë në Shqipëri. Në studion e TvT, Nano tha se ambasadorja aktuale, Yuri Kim, ka zgjedhur të jetë më diplomatike në raport me politikën në Shqipëri. Megjithatë, Nano thekson se ambasadorët e huaj duhet të jenë më pak protagonistë në jetën publike.

Kim duhet të jetë më e drejtpërdrejtë. Ambasadorët duhet të jenë më pak protagonistë në jetën publike. Ata krijojnë një lloj bezdie te një pjesë e opinionit publik shqiptar. Kur dalin, nëse dalin, duhet të jenë më të qartë, brenda kufijve që u vendos profesioni. Kam përshtypjen që ambasadorët amerikanë marrin formën e rrethanës politike në të cilën veprojnë. Ambasadori Donald Lu ishtë në kufijtë e brutalitetit. Kim është më diplomate. Ajo po bën atë që mendon se duhet bërë. Mendon se sjellja diplomatike i mjafton për ta kryer misionin e vet”, tha Nano.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy