Policia e Tiranës ka ekzekutuar 15 masa sigurie “arrest në burg” ndaj personave të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit të koduar “Final”, i finalizuar pas 3 muajsh hetime.
Nga veprimet hetimore janë identifikuar në total 36 shtetas, të cilët vepronin në grupe ose individualisht, duke shitur lloje të ndryshme droge në kryeqytet.
Ndërkohë, 16 persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre, ndërsa gjatë periudhës hetimore janë arrestuar edhe 5 shtetas.
Në prangat e policisë kanë rënë Arsen Shahollari, Ilir Baruti, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesa, janë sekuestruar: 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa 2 kg e 50 gramë kokainë 4 armë (1 pistoletë dhe 3 armë gjahu) 121 mijë euro, 60 milionë lekë dhe 5000 paund 14 celularë, peshore elektronike dhe 3 automjete.
. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



