
Fakti se pse Shqipëria ende nuk ka plotësuar kushtet për certifikimin e vezës së cilësisë A dhe eksportin e saj nga vendi, për Edi Fero, ish- drejtori i Shërbimit Veterinar, është vetë faj i Ministrisë së Bujqësisë.
Në një komunikim për ‘MCN informacion’, ai u ndal te kjo mungesë e eksportit të vezës dhe tha se BE akoma nuk është e sigurt që Shqipëria ka një zinxhir kontrolli të besueshëm për vezët.
Mungesa e eksportit të vezës së klasit A, që Shqipëria duhet të çoj drejt vendeve të BE-së, ajo që më vjen natyrshëm është kur e pyeten priftin ‘se pse nuk bie kambana në fshat, tha janë një mijë arsye, por përveç, tyre, nuk ka as këmbana’.
Ajo që doja të thoja është se përveç disa arsye që janë pjesë e sistemit, e zinxhirit të kontrollit, është edhe mungesa totale e Ministrisë së Bujqësisë për të finalizuar këtë proces.
Pastaj ka detaje tjera, pro e thënë me fjalë të thjeshta, BE nuk është akoma i sigurt që shteti shqiptar ka një zinxhir kontrolli, pra laboratorin, i cili ti japi besueshmëri që veza e klasit A është e sigurt të shkojë në tavolinat e vendet të BE.
Sipas Feros, përsa më lart, nga Ministria e Bujqësisë mungon besueshmëria, jo stabilimentet e prodhuesve lidhur me eksportimin e vezëve drejt vendeve të BE-së.
Shteti shqiptar nuk po ja jep këtë besueshmëri dhe është një nga ngërçet që nuk po na lejojnë të ekspertojmë vezën drejt vendeve të BE-së.
Dua të theksoj se stabilimentet shqiptare janë në nivelet më të larta të evropiane, me standarde shumë më të larat se vendet perëndimore. Stabilimentet shqiptare prodhojnë vezë të klasit të lartë dhe shumë të konkurrueshëm me vendet e BE-së dhe se shumë vende tjera nuk i kane stabilimentet e prodhuesve shqiptar.



