Mbi 28 mijë trupa afgane janë vrarë në luftën me talebanët, që nga viti 2015

Mbi 28 mijë trupa afgane janë vrarë në luftën me talebanët, që nga viti 2015

Presidenti afgan konfirmoi një shkallë shumë më të lartë të vdekje për forcat e tij të sigurisë se sa e ishte raportuar më parë, por tha se talebanët nuk janë fitues. 

Sipas qeverisë afgane, më shumë se 28,000 forca, si policia dhe Ushtria Kombëtare Afgane, janë vrarë në luftën me militantët, duke përfshirë Talibanët dhe Shtetin Islamik, që nga viti 2015.

"Që nga viti 2015, me shumë keqardhje, por e gjithë humbja e forcave amerikane në Afganistan është 58 amerikanë. Në të njëjtën periudhë, për forcat tona të sigurisë që kanë humbur jetën numri është më i lartë 28,529", tha Ghani gjatë një fjalimi me video-konferencë nga Kabuli i dorejtuar një audience në Uashington, në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara në Universitetin Johns Hopkins. Shifra e Gani prej 58 amerikanëve mund t'i referohet së bashku viktimave të trupave amerikane dhe atyre të NATO-s.

“Do të doja ta përshëndes patriotizmin e forcave afgane, secilit nga ata që ka qenë vullnetar”, tha Ghani.

Qeveria afgane më parë kishte ofruar shifra të incidenteve të përplasjeve në mes militantëve dhe forcave afgane, por asnjëherë nuk është bërë e ditur se numri i viktimave mund të jetë kaq i madh.

Në një incident vitin e kaluar, pas një sulmi nga talibanët në provincën Balkh, kishin mbetur të vdekur 130 pjesëtarë të sigurisë.

Shifrat e mëhershme që ishin deklaruar nga autoritetet ishin rreth 5,000 viktima dhe rreth 15,000 mijë të plagosur.

Raporti vjen mes shqetësimeve në rritje se qeveria afgane është nën kontrollin e territorit më pak në Afganistan sesa në çdo kohë që nga pushtimi amerikan i vitit 2001 që e largoi qeverinë talebane nga pushteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy