Simptomat e kancerit në gjoks, ja si të bëni vetëkontrollin më të saktë

Simptomat e kancerit në gjoks, ja si të bëni vetëkontrollin më të saktë

Një gungë në gji është treguesi më i zakonshëm i kancerit në gji, por simptomat mund të ndryshojnë.

Kjo mund të përfshijë ndryshime në formën e gjirit, madhësinë dhe temperaturën.

Gratë të cilat mund të rrezikohen nga kjo sëmundje duhet t’i njohin shenjat, në mënyrë që të shpëtojnë nga ajo.

Këshilla e një të sëmure me kancer në gji sugjeron që ta ekzaminoni vetë veten për gunga, përderisa jeni në dush, transmeton Gazeta Express.

Hayley Broëning iu drejtua grave në Facebook, duke iu thënë që të mos kontrollojnë për gungë në gji duke qëndruar në këmbë në dush, por ulur.

Në postimin e saj në Facebook që u shpërnda mijëra herë, Hayley nga Anglia, tha:

“Po e shpërndaj një truk timin me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, i cili potencialisht mund t’ia shpëtojë jetën dikujt. Tri javë më parë, unë u diagnostikova me kancer në gji. Mund ta ndjeja gungën vetëm duke qëndruar poshtë, pasi në këmbë zhdukej tërësisht. Shumica e ueb-faqeve ju thonë që të kontrolloni nëse keni gunga kur jeni në dush por unë e ndoqa këtë këshillë, gunga ishte bërë shumë e madhe për t’u trajtuar. As kirurgu nuk mund ta ndjente gungën time kur qëndroja në këmbë. Kështu, kjo është një thirrje për të gjitha gratë që të kontrollojnë për gunga duke qëndruar ulur, por gjithashtu edhe në këmbë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy