Një panda e huazuar në Francë nga Kina, ka lindur dy këlyshë femra, tha kopshti zoologjik francez, duke shtuar se “janë të shëndetshme”.
Kopshti Zoologjik Beauval në Francë në një deklaratë për mediat të hënën tha se këlyshët binjakë kanë lindur pak pas orës një të mëngjesit të sotëm dhe peshojnë 149 dhe 129 gram.
Nëna e tyre Huan Huan dhe babai Yuan Zi janë në Beauval të huazuar për 10 vite.
Binjakët janë këlyshët e tyre të dytë dhe janë të tretët të lindur në Francë.
Kopshti Zoologjik tha se gjinia e këlyshëve u përcaktua nga ekspertët kinezë që kujdeseshin për to, por do të duhet të konfirmohet sërish më vonë pasi organet gjenitale nuk janë të dukshme deri në pak muajsh.
Këlyshët nuk do të emërohen deri në 100 ditë dhe do të kalojnë disa vite në Francë dhe më pas të dërgohen në Kinë, tha kopshti zoologjik.
Në Kinë janë rreth 1.800 panda që jetojnë në natyrë dhe rreth 500 janë huazuar në të gjithë botën.



