Shefi i lartë ushtarak i Iranit kërcënon Trump: Ne jemi gati të qëndrojmë kundër jush

Shefi i lartë ushtarak i Iranit kërcënon Trump: Ne jemi gati të qëndrojmë kundër jush

Pas kërcënimit më të fundit të Presidentit të SHBA, shefi i njësisë elitë të Iranit Qassem Suleimani ka reaguar ashpër duke thënë se Irani do të ishte ai që "t'i jepte fund" çdo lufte mes dy vendeve të tyre.

Suleimani hesht në publik për konfliktin mes Uashingtonit dhe Teheranit: në Iran ai është njëri nga ushtarakët më të lartë. Por tani ai ka ndërhyrë në debatin e ashpër me SHBA dhe e ka kërcënuar në mënyrë masive Presidentin e SHBA.

"Ne jemi fare pranë, madje atje, ku nuk na prisni. Hajdeni. Jemi gati. Po ta nisni ju luftën, ne do ta përfundojmë", tha Soleimani. SHBA do të njihnin fuqinë e vendit dhe aftësinë për luftë asimetrike, tha ai më tej. 

Ndërhyrja e Suleimanit ishte në përgjigje të një mesazhi të dielën nga presidenti amerikan, i cili paralajmëroi Iranin për "pasojat e të cilëve nuk kanë vuajtur ndonjëherë më parë".

Suleimani i tha Trump: "Nuk është në dinjitetin e presidentit tonë t'ju përgjigjem, por unë, si një ushtar, do të them Ti (Trump) na kërcënove se do të paguajmë një çmim siç e kanë paguar atë pak vende. Trump, kjo është gjuha e klubeve të natës dhe e sallave të kumarit", tha Soleimani, përgjegjës edhe për operacionet e Rojeve Revolucionare jashtë vendit." 

Soleimani drejton brigadën Kuds, e cila si njësi elitare ka detyrat e një shërbimi informativ. Përgjigja e ushtarakut me rang të lartë ka lidhje me reagimin e Presidentit Trump ndaj fjalimit të së martës të Presidentit iranian Rohani. 

"Ne, kombi iranian, kemi kaluar nëpër ngjarje të vështira. Ju mund të filloni një luftë, por ne do ta përfundojmë atë. Shko pyetni paraardhësit tuaj për këtë. Pra, mos na kërcënoni. Ne jemi gati të qëndrojmë kundër jush", tha ai më tej.

"Deti i Kuq i cili ishte i sigurt nuk është më i sigurt për praninë e ushtarakëve amerikanë ... Forca Kuds dhe unë jemi përballja juaj. Ne nuk shkojmë të flemë natën pasi më përpara mendojmë për ju, "shtoi Suleimani, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.

Që prej marrjes së postit, Trumpi e kërcënon udhëheqjen iraniane herë pas herë. Në maj ai shpalli largimin e SHBA nga marrëveshja atomike me Iranin. Që atëherë janë shtuar kërcënimet verbale midis qeverive në Uashington dhe në Teheran. Një nga objektivat e deklaruara të SHBA është që deri në fillim të nëntorit të bllokojnë eksportet e naftës të Republikës Islamike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy