Serwer: Korrigjimi i kufirit nuk është ide e Thaçit por e Serbisë, po merr mbështetjen e Amerikës

Serwer: Korrigjimi i kufirit nuk është ide e Thaçit por e Serbisë, po merr mbështetjen e Amerikës

Daniel Serwer reagoi menjëherë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hodhi idenë e korrigjimit të kufirit, duke e quajtur atë një ide të rrezikshme. Serwer, tha se kjo ide nënkupton në fakt ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe ai mendon se Thaçi nuk mund ta kishte hedhur idenë, pa rënë dakord me Vuçiçin dhe se Perëndimi mund ta ketë pranuar si zgjidhje.

Serwer mendon se kjo nuk është nisma e tij, por e Serbisë dhe që po merr bekimin e administratës amerikane.

Për Zërin e Amerikës ai tha se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të destabilizonte Ballkanin dhe më gjerë.

Mund të forcojë mbështetjen politike për ata brenda në Kosovë që janë kundër Kosovës si shtet dhe që duan bashkimin me Shqipërinë, mund të dobësojë të moderuarit në Serbi. Dhe do të kishte ndikim negativ më gjerë te Maqedonia, Bosnje-Hercegovina sepse Republika Srpska do të donte të korrigjonte kufijtë e vet dhe të bashkohet me Serbinë dhe pastaj kemi ambiciet ruse për të kontrolluar Osetinë Jugore dhe Abkazinë në Gjeorgji, Transnistrian në Moldavi dhe Krimenë dhe Donbasin në Ukrainë”, tha ai.

Ai e quan jobindëse idenë se po të quhet ‘korrigjim’, do të shmanget hapja e një Kutie të Pandorës. Në të kaluarën, Uashingtoni dhe Brukseli janë shprehur kundër ndarjes apo shkëmbimit të territorit, duke theksuar se shtetet nuk mund të formohen mbi bazën e përkatësisë etnike, por me parimet e respektimit të pakicave. Por Serwer e pranon që ky qëndrim mund të ketë ndryshuar.

Serwer se një nga faktorët që perëndimi mund ta ketë modifikuar qëndrimin, mund të ketë të bëjë me valët e populzimit në të dyja anët e Atlantikut dhe ajo që ai e quan një prirje më etno-nacionaliste.

Më tej ai thotë se forca si Vetëvendosja do të rihapnin temën e bashkimit me Shqipërinë dhe të kërkojnë deri në referendum për këtë qëllim dhe hapja e kësaj teme do të hapte probleme për politikanët shqiptarë.

Serwer mendon se kjo nuk është nisma e tij, por e Serbisë dhe që po merr bekimin e administratës amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy