Interpelanca/ Shehu: Fshehët viktimat nga Covid. Manastirliu: Ju luftuat nga Facebook

Interpelanca/ Shehu: Fshehët viktimat nga Covid. Manastirliu: Ju luftuat nga Facebook

Deputeti Tritan Shehu gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë Manastirliu ka vijuar me akuzat nga foltorja e Kuvendit ku u shpreh se qeveria ka fshehur vdekjet si pasojë e Covid në vend dhe se Shqipëria mban numri i vdekjeve është ndër më të lartët në botë. Sipas tij nuk janë deklaruar ata që kanë humbur jetën në shtëpi, si dhe të sëmurët që kanë ndërruar jetë në spitalet private.

Humbjet ishin tragjike, me gjithë punë vetëmohuese të personelit. Ju nuk morët asnjë masë për mbrojtjen e mjekëve përveç spitaleve Covid. Ju nuk bëtë asgjë. Vepruat në mënyrën më hermetike. A ju kujtohet sesi vinte në lojë kryeministri testimet. Në një kohë kur roli i testimeve ishte esencial. Të gjitha ua thamë. Në spitale private është paguar edhe 1500 euro në ditë. Sepse ju asnjëherë nuk i keni certifikuar ato. Nuk llogarisni aq sa kanë paguar qytetarët për të bërë ilegalisht anti-viralin që ju nuk e keni rimbursuar. E njëjta gjë edhe me testet. Në Gjermani blihej 6 euro. tek ne u shitej qytetarëve 60-70 euro. Prandaj Shqipëria ka sot 16 mijë humbje jete deri në korrik të këtij viti, 50 mjekë të vjetër. Janë fshehur vdekjet, ashtu sikurse janë fshehur edhe rastet e identifikimit. Nuk janë deklaruar rastet e humbura në shtëpi dhe spitalet periferike ", tha Shehu.

Nga ana e saj Manastirliu i është drejtuar deputetit demokrat Tritan Shehu që të ndalë dezinformimin që e ka nisur që prej 18 muajsh nga divani dhe facebook, ndërkohë që kolegët e tij luftonin nga fronti i luftës.

Ju luftoni  nga divani shtëpisë, kur kolegët tuaj përballeshin  me pandeminë. Nëse jeni vërtet të shqetësuar për të sëmurë mos i gënjeni, mos i mashtroni sepse po i merrni më qafë njerëzit. Kujdes dhe shqetësimin lerjani kolegeve tuaj mjekë që e bëjnë punë  nga fronti i luftës as nga divani dhe as nga facebook. Ju nuk pranoni ata të dhënat shkencore të OBSH dhe hiqni dorë nga dezinformimi sepse jeni dhe mjek mbi të gjitha. Tundi në ajër klasifikime botërore që janë shifra relative në kohë të ndryshme, por konteksti duhet të lexohet mirë. Kemi bërë maksimumin për të ruajtur shëndetin dhe kemi bërë maksimumin edhe për pandeminë e gënjeshtrave që ju hidhnit se nuk ka virus.

Pandemia/ Shehu: Mbushët vendin me vaksina kineze. Manastirliu: Të gjitha janë efikase

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar sot interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për pandeminë.

Deputeti Shehu teksa foli për situatën epidemiologjike në vend, reagoi me kritika ndaj qeverisë Rama, ndërsa u shpreh se nuk janë treguar transparentë në procesin e vaksinimit. Gjithashtu ai shtoi se vendi është mbushur me vaksina kineze të pa certifikuara, duke bërë sipas tij në terma metaforizmi një “sallatë ruse” me vaksinat.

Strategjia e vaksinimit është nja nga pjesët më të rëndësishme të përballjes me Covid, për minimizimin e humbjes së jetëve apo pasojave sociale. Si edhe për minimizim e dëmit ekonomik, kjo po del dhe më shumë në plan të parë. Fatkeqësisht vendi ynë në gjithë këtë periudhë nuk pati strategji reale apo transparente. Nuk ka objektive të përcaktuara, por vetëm improvizime, mungesë profesionalizmi. Në fillim u tentua të mohohej strategjia e vaksinave. Kur ju thoni të përgatiteshit për moshën e tretë apo uljen e moshës së vaksinimit, bënit sikur nuk dëgjonit. Që nga kryeministri, Komiteti betoheshit se në Shqipëri do të përdoreshin vetëm vaksina të sigurta, ndërsa sot po e mbushni vendin me vaksina kineze të pa certifikuara dhe të pasigurta. Ju vazhdoni të bëni vetëm demagogji dhe na akuzoni ne.

Në kundërpërgjigje të tij, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vaksinat e përdorura në vend nuk duhen vënë në dyshim pasi të gjitha vaksinat e miratuara janë efikase. Manastirliu tha se falë përpjekjeve të kryeministrit Rama u arrit personeli mjekësor të vaksinohej në kohë rekord. Gjithashtu ajo theksoi se deri në pranverë do të vaksinohet grupmosha mbi  16 vjeç.

Falë përpjekjeve të kryeministrit dhe përfundimit me sukses të negociatave ne ia dolëm të vaksinojmë në kohë rekord personelin shëndetësor gjë që ndikoi fort në uljen e rrezikshmërisë. Mësuesit gjithashtu morën vëmendjen tonë maksimale, falë instrumentit covax. Falë dozave të mbërritura nga ky instrument ne arritëm të vaksinonim mësuesit, mbi 20 mijë prej tyre u vaksinuan në muajin mars. Po ashtu nisëm fushatën me grupet më të rriskuara. Që nga muaji korrik falë vaksinimit të hapur çdo qytetar ka pasur mundësi të marrë vaksinën kundër Covid. Plani ynë kombëtar u realizua me ekspertët më të mirë. 36 mln dollarë ka vënë shteti ynë deri në këtë fazë për pandeminë.  Të gjitha vaksinat e përdoruara dhe që po përdoren janë të miratuara nga OBSH. Vaksinimi për ne është një sfidë e madhe dhe kjo ka ardhur duke u rritur. Nuk ka mungesë vaksinash kemi qenë të parët që kemi nisur vaksinimin dhe deri më sot nuk jeni ndalur për asnjë moment. Kjo është përgjegjësia numër një e qeverisë që ne e kemi përmbushur.

Sot Kuvend, ministrja e Shëndetësisë interpelancë me deputetin demokrat Tritan Shehu

Ditën e sotme në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend. Në rendin e ditës është parashikuar interpelancë me Ministren e Shëndetësisë nga deputetit Tritan Shehu.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama mungon në këtë seancë, pasi ndodhet në Beograd ku edhe do të mbahet takimi për nismën “Ballkani i Hapur”

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 21, datë 2.11.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 28.10.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores

Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

Interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkuar nga deputeti Tritan Shehu. (Neni 80 Kushtetutë, neni 96 Rregullore Kuvendi)

Akt Normativ nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

Projektligj “Për bashkëqeverisjen”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari 2 Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

Projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

Projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar) Roterdam, 30.01.2017”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet

55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy