Ekonomistja Zana Guxholli e konsideroi një program “tepër të bukur për të qenë i vërtetë”, programin e qeverisë Rama për pension minimal 200 euro, pagë minimale 500 euro, dhe pagë mesatare 1000 euro.
Duke folur në “Mcn Economy” Guxholli theksoi se rritja e pagës dhe pensioneve mund të vijë vetëm nëse rritja ekonomike do të ishte 7-8 për qind.
“Është tepër i bukur programi për të qenë i vërtetë. Janë surreale si shifra të dhëna, apo si ambicie. S’mund të rrisësh pagat dhe pensionet me një të rënë të shkopit, pasi ajo vjen gjithmonë e bazuar në ekonominë reale dhe financa. Duhet që rritja ekonomike të jetë minimum 7-8 për qind, që të shumëfishosh rrogat, të rrisësh pensionet. Parashikimet më optimiste të qeverisë, ndërsa të organizatave ndërkombëtare 3,2 për qind, 3,5 për qind. Ekonomia s’është ekonomi produktive dhe rentabël, mbështetet në shërbime dhe sektorë sezonal si turizmi dhe ndërtimi. Nuk mbështetet në industri prodhuese, që garantojnë punësim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm.
S’ke nga t’i gjesh, ose me rritje taksash, ose me hua, ose për të erdhën financime nga qielli. Premtime kaq të mëdha shpesh kthehen në bumerang, sepse janë shpesh të parealizueshme. Pres rritje taksash të pashpalluara akoma. Për çfarë do gjejë më para para? Për pensionet që skema s’ia garanton dot rritjen. Ngelen si burime, rritja e taksave, rritja e borxheve. Financimet nga BE kërkojnë disa kushte, dhe s’i përdor si të duash. S’mund të hysh në BE me pensione 80 euro. BE do ketë një sërë kërkesash me kosto të madhe. Duhen ndërtuar skema që vetqëndrojnë për pensionet dhe duhen dhjetëra vite që të realizohen. Edhe investimet e huaja direkt janë vendosur në vendet finje. Ne na zgjedhin për panele diellore, sepse s’ua lëshon njeri territore të tilla, turizmi”.



