Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme te llixhat e Elbasanit teksa 34 vjeçari Alban Pashollari ka ndërruar jetë në ujërat termale.
34 vjeçari Alban Pashollari ka pasur përkeqësim pas qëndrimit në vaskë ne jashtme të hotelit dhe menjëherë është pikasur nga shoku, i cili i ka dhënë ndihmën e parë.
Pavarësisht se është njoftuar ambulanca, ka qenë i pamundur shpëtimi i tij.
Dy të rinjtë nga Yzberishti kishin pirë birra gjatë qëndrimit në vaskë.
Njoftimi i policisë
Në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



