Në konferencën e përbashkët për mediat në kuadër të vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kosovë, Presidenti Bajram Begaj deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet gjithmonë të udhëhiqen nga interesi kombëtar.
Ai tha se karakteri strategjik i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës, me rëndësi të patjetërsueshme.
Sipas tij, marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë kanë një rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euroatlantike të rajonit.
Kosova është një prioritet kombëtar i Shqipërisë. Kjo ka qenë e mbetet devizë e çdo shtetari në Shqipëri. Rikonfirmova mbështetjen time dhe të shtetit shqiptar për Kosovën kudo.
Të nxitet më tej bashkëpunimi ekonomik. Kosova është bërë partner mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë. Të nxisim më tej bashkëpunimin në fushën e turizmit.
Shqipëria dhe Kosova janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon. Duhen krijuar të gjitha premisat, që faktori shqiptar të konsolidohet si faktor strategjik dhe faktor stabiliteti në rajon.
Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe të drejtën e saj për të zbatuar ligjet dhe kushtetutën e vendit.
Koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Vlerësova dhe hapat më të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për de-eskalimin e situatës në Veri.
Dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur fuqishëm nga SHBA, rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Shqipëria mbështet plotësisht dhe angazhohet në mënyrë konstruktive në funksion të dialogut. Në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të kem në fokus çështjen e njohjes së Kosovës.
Liberalizimi i vizave nga BE, veprim i vonuar por me shumë rëndësi praktike por edhe morale. Shqipëria mbështet fuqishëm aspiratat e Kosovës për integrim Euroatlantik.
Shqipëria është proaktive për institucionalizimin e marrëdhënënieve të Kosovës me Aleancën e NATO.
E drejtë legjitime dhe sovrane e Kosovës për të transformuar forcat e saj të sigurisë në forca të armatosura. Duhet një koordinim e bashkëpunimi më i ngushtë për të avancuar dhe dhënë mbështetje çështjeve kombëtare.
Nga ana e saj Osmani kërkoi që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në institucionet ku ajo nuk ka përfaqësim.
Sipas saj, Shqipëria dhe Kosova kanë lidhje unike që i bën lidhjet të forta dhe të pathyeshme.
Kombi shqiptar ka qenë dhe do jetë faktor stabiliteti në rajon me orientim të qartë euroatlantik.
Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë që të jetë zëri ynë në instancat kombëtare ku Kosova nuk ka përfaqësim, synimi ynë mbetet anëtarësimi në NATO.



