Një familje me katër anëtarë, mes të cilëve dy fëmijë, humbi jetën nga flakët që përfshinë banesën e tyre në një pallat në Strasburg.
Lajmin e kanë bërë të ditur shërbimet e shpëtimit dhe policia. Ngjarja me përmesa dramatike ka ndodhur në orën 5:00 të mëngjesit të sotëm.
Ndërkaq, një hetim ka nisur nga autoritetet vendase për të identifikuar shkakun e zjarrit.



