
Indian party” është një komedi premierë nën aktrimin e e aktoreve Jorida Meta, Ermela Ruri, Anila Balla, Delinda Disha dhe Deljana Topulli, që nën regjinë e Madi Selimit, vjen në skenë me veprën e autorit Francesco Apolloni, në Teatrin Eksperimental.
Dy aktoret Delinda Disha e Deljana Topulli si dhe regjisorja Madi Selimi, të ftuara në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN’, pa modesti, e vlerësuan me nota të larta shfaqjen e cila vjen përmes një komedie me situata dedikuar femrës dhe energjive të saj shpërthyese e të pashterueshme.
Një komedi plot surpriza dhe të papritura, ku gruaja kontemporane është më në fund protagonistja e vërtetë.
Madi Selimi, regjisore:
Mendoj se me këtë shfaqje patëm suksese pas premierën në Teatrin Eksperimental dhe pastaj do të rikthehemi sërish në qendrën Kristal.
Kam zgjedhur kastin e këtyre aktoreve sepse me disa nga to kam pasur bashkëpunime, por mendoj se kur një regjisore merr një pjesë për ta vënë në skenë, i vijnë disa imazhe dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e mirë me secilën nga to.
Si publik duke parë këto katër shoqe në shfaqje, mund ta gjej veten se secili personazh.
Ka qenë një bashkëpunim shumë efektiv, vajzat kanë qenë përherë në dispozicionin tim dhe kemi pasur një frymë shumë të mirë grupi.
Delinda Disha, aktore:
Është një komedi italiane, e shkruar na një mik italian, bazuar në një histori personale.
Është një festë beqarie që organizon një tjetër mikeshë e jona që në shfaqje nuk shfaqet kurrë, janë ne pritje, nusja na merr në telefon dhe nuk na del kurrë.
Partneri që do martohet ajo, ka shkuar me të gjitha neve. Ka shkuar shumë mire si bashkëpunim, pra në këtë projekt, atmosfera ka qenë jashtëzakonisht e mirë.
Deljana Topulli, aktore:
Mesazhi që përcjell përmes rolit tim është që dashuria është gjëja më e bukur.
Bashkëpunimi me vajzat ka qenë shumë i veçantë, nuk kam punuar më përpara shfaqje vetëm më vajza, pro në fakt më ka rezultuar që ishte një punë shumë e bukur, duke filluar nga puna që na ka krijuar Madi dhe koleget aktore.
E kam shijuar pafund.



