Pronat e ushtrisë, Llabani: Begaj ka dëshmuar dy herë në SPAK, shumë shpejt do kemi vënien para përgjegjësisë të personave

Pronat e ushtrisë, Llabani: Begaj ka dëshmuar dy herë në SPAK, shumë shpejt do kemi vënien para përgjegjësisë të personave

Disa kallëzime në seri të ish-ushtarakut të lartë, Artur Meçollari, kanë dërguar në dyert e SPAK-ut ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si edhe funksionarë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura.

Lidhur me këtë analistja Anduena Llabani në MCN Live deklaroi që në vitin 2021 janë regjistruar dy kalëlzime penale nga ish-drejtues të Forcave Detare, ku të akuzuar janë ushtarakë, biznesmenë dhe politikanë.

Sipas saj, ajo që po heton SPAK nuk është vetëm fakti për të parë se kush kanë qenë shkeljet ligjore nga funksionarët e lartë, por dhe tjetërsimi i pronave dhe lënia e tyre bizneseve dhe individëve që kanë qenë afër pushtetit.

Në SPAK thuhet se ka disa hetime që lidhen me pronat e ushtrisë, ministrisë së mbrojtjes, por ka mbi 3 vjet që SPAK po heton korrupsionin në nivelin më të lartë të forcave të armatosura. Që në 2021 janë regjistruar dy kallëzime, referime që janë bërë nga ish-drejtues të forcave detare, me raste konkrete për tjetërsimin e pronave të ushtrisë. SPAK dhe pse për çështje muajsh do skadojnë afatet e hetimit, të akuzuar janë ish ushtarakë, ish ministra, biznesmenë dhe politikanë. Dy kallëzimet e Meçollarit kanë të bëjnë me bazat ushtarake, konkretisht Shëngjin, Porto Palermo. Këto hetime në 3 vite kanë nisur dhe hetime për prona të tjera të ushtrisë, dhe bëhet fjalë për zonat raste flagrante, parku të automjeteve te ish mbikalimi shqiponja, por dhe ish godina e shiut në Fresk. Ajo që po heton SPAK nuk është vetëm fakti për të parë se kush kanë qenë shkeljet ligjore nga funksionarët e lartë ushtarakë, por dhe nga ministria e mbrojtjes si dhe tjetërsimi i pronave dhe lënia e tyre bizneseve dhe individëve që kanë qenë afër pushtetit. Po hetohet i gjithë ky aktivitete dhe po shihet se kush ka përfituar.

Më tej Llabani ka bërë me dije se janë gjashtë raste ku do hetohen forcat detare, ndërsa shtoi se oficerë të byrosë kombëtare të hetimit kanë shkuar dy herë në zyrën e presidentit Begaj për të marrë dëshminë e tij në lidhje me të gjithë këto raste të denoncuara për të cilat po hetohet.

Janë 6 raste ku forcat detare do hetohen në dy hetime të veçanta dhe në këto dy hetime përfshihet lirimi i tre pronave, si policia ushtarake në Sauk, godina shiut te Fresku dhe parku automjeteve te mbikalimi shqiponja. Të kallëzuara këto në fakt nga ish presidenti Ilir Meta si dhe miratimi i helikopterëve te Muzeu sekret në një vlerë prej 6 mln euro në Bërzhitë. Ajo që ka bërë SPAK është se përveç mbledhjes së dokumentacionit ka sekuestruar rreth 30 telefona personal të shtetasve civilë, por dhe ish ushtarakë dhe ushtarakë që kanë pasur përgjegjësi në këto dokumentacione. Ndër të tjera janë, drejtori i pronave në ministri, 3 drejtorë në shtabin e përgjithshëm, 3 gjeneralë në detyra komanduese, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë. Në SPAK është dhënë dëshmia dy herë, pra oficerë të byrosë kombëtare të hetimit kanë shkuar dy herë në zyrën e presidentit Begaj për të marrë dëshminë e tij në lidhje me të gjithë këto raste të denoncuara për të cilat po hetohet dhe ka një hetim të mirëfilltë.

E pyetur nëse vërtetohet kjo e dëshmisë së Begajt, Llabani tha se patjetër që vërtetohet nga kallëzimi por dhe nga informacionet që ne kemi marrë se kanë shkuar në dyert e presidencën dhe kanë marrë dëshminë dy herë të Begajt dhe jo një herë.

Veprimet e Begajt po të shohësh në aktpadinë e Meçollarit tregohet me saktësi, me numër protokolli, data ekzakte vendime që shefi i shtabit të asaj kohe Bajram Begaj, sot president ka miratuar në bashkëpunim me ministrinë e Financave ku kalonin pronat e ushtrisë drejt biznesit, apo tjetërsimin  pronës së një personi drejt biznesit dhe ky tjetërsim i pronave ka një domethënie shumë të madhe. Unë nuk e di nëse SPAK do ketë guximin të shkojë te ngritja e një akuzë për Begaj, por sigurisht që ka një hierarki të të gjitha hallkave për të arritur te tjetërsimi i pronave. Pronat e ushtrisë me ligjin e atëhershëm mund të tjetërsoheshin mund të jepeshin me qera vetëm me propozim të presidentit dhe miratim të ministres së mbrojtjes. Ka ende raste në SPAK për hetimin e tjetërsimin e pronave dhe ka ndodhur që janë mbledhur këta arkitektët e këtyre ideve dhe kanë kaluar me VKM, por nuk dihet në SPAK do shkojë deri te VKM.

Llabani tha se dy çështje të nxehta janë ato që përmendëm dhe bëhet fjalë për Sarandën, Porto Romanon dhe Shëngjinin, ku sipas saj këto janë 3 bazat që flitet në padinë e Meçollarit.

Ajo që është interesante është se ka të dhëna se Begaj sot president i ka kërkuar dy herë forcave detare të dorëzojnë tokën. Ai jo vetëm që ka kërkuar dorëzimin zyrtarisht por ka urdhëruar të ndihmojnë në largimin e mjeteve nga aty. Presidenti Begaj, me hetimet e SPAK prej 3 vitesh ka mbi 4 muaj në tavolinë propozimin e disa gjeneralëve që kanë bërë dhe veprimet konkrete të rasteve që folëm, të gjitha propozimet e tij në forcat e armatosura kanë mbetur pezull. Dy herë ka dëshmuar në SPAK, dhe pritet shumë shpejt SPAK të deklarojë çështjen e mbyllur dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës. Kemi dhe shumë materiale të përfituara nga telefonat celularë të sekuestruar që janë prova të pakontestueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy